INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldit i erdhi mesazh për Borën, reagon vëllai dhe e ëma e Beatrix Ramosajt

Donaldit i erdhi mesazh për Borën, reagon vëllai dhe e ëma e Beatrix Ramosajt

Publikuar më: 10:30 10-01-2022

Në shtëpinë e Big Brother Vip një parashutë dedikuar aktorit Donal Veshaj do të trazonte situatën në lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Mesazhi i dërdguar për Donaldin, kishte të bënte me ditëlindjen e ish-të dashurës së tij Bora Zemanit. Aktori e ka diskutuar këtë me Beatrixin, e cila duket se e ka qetësuar Donaldin dhe i ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqtësuar pasi kjo pjesë e jotja. Fjalët e Trixës, e kanë bërë nënën e saj të reagojë dhe të shprehë që këngëtarja ka një shpirt të bardhë që di të falë.

Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj të “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”. Videoja është montuar nga një ‘fanpage’ dhe ndërthuret me fjalët: Këto njerëz u bashkuan bashkë për t’u munduar të më japin fund. Por më lejoni të them, kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua.

Për këtë gjë ka reaguar dhe vëllai i këngëtares, Alban Ramosaj i cili vuri theksin dhe një herë te shpirti i bukur i motrës së tij.

“Nuk para postoj mbi këtë temë…. në fakt se kam bërë kurrë më parë por e ndjej ta bëj këtë herë. Ju kujtohet kur vizitova Trixën dhe thash që “Trixa je shembull për mirësinë, qëndrimin etj etj”? Këtu shihni një nga ato momente. Jo rrallë herë është provokuar nga jashtë dhe këtu reflektohet pjekuria e sa, që gocat e dashura të shoqërisë tonë duhet ta marrin për shembull, se na mbytën sjelljet toksike e plot gjëra të tjera që spo ju futem se…gjatë… kam ndërmend të shijoj këtë pamjen këtu ku jam. Jam krenar për ty Trix! <3 Luaneshës skanë ç’i bëjnë, mbetet në Throne.“, ka shkruar ai.

beatrix-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092