INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaruma lojtari më i shtrenjtë në histori

Donaruma lojtari më i shtrenjtë në histori

Publikuar më: 15:31 23-03-2017

Portieri i talentuar i Milanit, Gianluigi Donaruma mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit. Donaruma ka vetëm 18 vjet por dy sezonet e fundit ka bërë paraqitje profesionale.

Sipas asaj që publikohet te Sky Italia, portieri 18-vjeçar i Milanit është në krye të listës së dëshirës së trajnerit Pep Guardiola dhe klubi anglez po mendon t'i ofrojë klubit kuqezi deri në 130 milionë Paund për të siguruar kartonin e futbollistit.

Nëse ky transferim do të realizohet atëherë, Donnarumma do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit duke thyer rekordin e 89 mln paundëve që Manchester United pagoi për Paul Pogba.

Gianluigi Donnarumma ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2018, por te kuqezinjtë ende nuk po flitet për rinovimin e saj. Kjo edhe për faktin se kuqezinjtë po hasin probleme me kalimin e pronësisë te sipërmarrësit kineze me këta të fundit që janë kritikuar ashpër nga agjenti i Donnarumës, Mino Raiola.

“Nuk  e di kush janë blerësit e Milanit, por këta investitorë nuk po japin një imazh pozitiv -është mësuar të ketë thënë Raiola-Shpresoj që ata të vijnë e të bëjnë gjëra të rëndësishme me Milanin, edhe pse nuk besoj shumë se kjo do të ndodhë”.

Në anën tjetër, Pep Guardiola është duke kërkuar zëvendësuesin ideal të Joe Hart dhe Claudio Bravos të cilët sipas të gjithave gjasave nuk do të qëndrojnë në “Etihat”.

Edhe pse Donaruma ka konfirmuar se e ardhmja e tij mbetet gjithmonë në Milan, ofertat marramendëse në drejtim të tij, shumë lehtë mund ta bëjë portierin e ri të ndërroj mendje.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268