INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni ''Insta Stories'' të bukura? Këto janë 10 aplikacionet më fantastike, me siguri do i pëlqeni! [FOTO]

Doni ''Insta Stories'' të bukura? Këto janë 10 aplikacionet më fantastike, me siguri do i pëlqeni! [FOTO]

Publikuar më: 20:34 04-09-2018

Secili prej nesh dëshiron që postimet tona në InstaStory të jenë të një niveli sa më të lartë. Foto, kolazhe, animacione, efekte cilësore, font të mirë dhe video sa më të qarta janë ajo se çfarë duam ne kur postojmë në Instastory.

Kur shikojmë InstaStory-t e Lori Hoxhës në jo pak raste e pyesim veten se si arrin t’i realizojë aq perfekte. Epo ka një sekret, të cilin mund ta përdorni edhe ju duke filluar nga sot.

Për këtë ju vijnë në ndihmë 10 aplikacionet më fantastike për të realizuar InstaStory-t më perfekte që keni bërë ndonjëherë.

1-Canava

cvav.jpg

 

Nëse dëshironi të bëni kolazhe të shpejta ose të shtoni shkrime të këndshme në Story-t tuaj, Canava është aplikacioni më i shpejt i mundshëm në përdorim.

2-Unfold

Ky aplikacion përdoret për të bërë kolazhe të gatshme për postimet tuaja në Story. Sikurse mund ta shihni më poshtë ka shumë shabllonë, të cilat ju mund t’i zgjidhni. Mund të përzieni foto dhe video në të njëjtin kolazh.

3-Hypetype

Shtoni tekste të animuara në Instastory-t tuaj. Ka shumë animacione me fonte të ndryshme në dispozicion të këtij aplikacioni.

4-InShot

Një tjetër aplikacion popullor për të reduktuar InstaStory-t. Me të mund të modifikoni foto apo video.

5-Over

Mund t’iu duhet pak kohë që të mësoheni me këtë aplikacion, por pasi ta bëni atë, do të shihni shumë opsione, ngjitëse, tekst, fonts etj.Ky është një ndër aplikacionet më të avancuar.

6-8mmapp

Ky është një aplikacion për t’i bërë video-t në InstaStory që të duken si të vjetra.

7-Snow

Ky është një tjetër aplikacioni për të shtuar efekte në fotot apo video-t tuaja në InstaStory. Zgjidhni ikonën “smiley face” dhe më pas gjeni ikonën “camera” në pjesën e sipërme. Këtu do të shihni të gjitha efektet e mundshme.

8-Splice

Ky është një aplikacion i bërë nga GoPro për të redaktuar video. Shumë njerëz e përdorin atë për të bërë video në InstaStory. Ajo ju ndihmon edhe që të shtoni muzikë në video-t tuaja.

9-VideoLeap

Nëse dëshironi të redaktoni sa më lehtë një video, ju rekomandojmë pikërisht këtë aplikacion. Ai ka gjithçka që ju nevojitet për të edituar sa më shpejt një video.

10-Preview

Ky program ju jep mundësinë që t’i programoni InstaStory-t tuaj paraprakisht. Ngarko të gjitha video-t dhe fotot e tua në “Perview”, sipas iconstyle. Riorganizo rendin e tyre duke i zvarritur ardhur rreth tyre. Ju mund të caktoni një datë dhe kohë kur dëshironi ta postoni atë.

Article Logic
Execution time: 0.0043008327484131