INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekreti i një lëkure më të mirë? Yndyrnat!

Sekreti i një lëkure më të mirë? Yndyrnat!

Publikuar më: 13:32 30-08-2016

Kur lëkura juaj është e thatë, me irritime ose e skuqur, padyshim që u drejtoheni kremërave dhe kozmetikës.

Por ato janë vetëm pjesërisht përgjigja për të shëruar lëkurën tuaj. Çfarë është vërtet thelbësore, janë vitaminat me të cilat e ushqeni trupin tuaj. Pra, ushqimi i mirë dhe i shijshëm mund të perfeksionojë lëkurën tuaj në vetëm 6 javë. Disa nga ushqimet më të shëndetshme për lëkurën janë vajrat e perimeve. Shumë prej tyre janë burime shumë të mira vitaminash dhe ndihmojnë rënien në peshë duke rritur metabolizmin tuaj, dhe kështu ju ndihmon t’i digjni kaloritë më shpejt. Yndyrnat natyrore, si ato në qumësht, gjalp apo mish nuk janë të këqija për ju. Madje ata janë thelbësore që lëkura juaj të jetë e shëndetshme dhe e shkëlqyeshme. Yndyrnat e mira janë ato që gjenden në vajrat e ullirit, avokados, të lajthive, peshkut apo farave. Dhe sa për qumështin, sigurohuni që të jetë i i plotë në yndyrna, pasi qumështi i tillë ka vetëm 3.5% yndyrna, dhe nuk konsiderohet një përqindje e lartë. Dhe gëzohuni, pasi gjalpi është më i mirë për lëkurën tuaj se margarina. Në qoftë se dëshironi të keni lëkurë të re dhe shklëqyese, nuk mund të bëni dot pa yndyrna.

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266