INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni një biletë për ndeshjen Itali-Shqipëri? Ja si mund ta merrni atë

Doni një biletë për ndeshjen Itali-Shqipëri? Ja si mund ta merrni atë

Publikuar më: 19:06 08-02-2017

Ndeshja e Kombëtares sonë me Italinë po afrohet gjithmonë e më shumë dhe për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit, pas daljes në treg, tashmë ka nisur punën për informimin e tifozëve sesi mund sigurojnë 1 nga 2400 biletat e vendosura në dispozicion. Takimi luhet në 24 mars në qytetin e Palermos, stadiumi “Renzo Barbera” me një kapacitet afërsisht 36 mijë spektatorë.

Drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve në Federatë, Kejdi Tomorri, sqaron tifozët për mënyrën e shpërndarjes së kuotave që Federata Italiane ka vënë në dispozicion të Shqipërisë.

“Janë rreth 2400 bileta që do të shiten nëpërmjet faqes zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dy javët e para këto bileta do të jenë në dispozicion vetëm për anëtarët e ‘Fun Club’-it dhe më pas shitja do të jetë e lirë”, tha Tomorri për “SuperSport”, duke theksuar se aplikantët duhet të përdorin të dhëna të sakta dhe të plota për të mos hasur pengesa, pasi ky është një kusht i vendosur nga homologët italianë.

Po si do të veprohet në rastin e emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali dhe cilat janë pritshmëritë e Federatës Shqiptare për mbrëmjen e 24 marsit pikërisht nga kjo kategori? “Në rast se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali nuk janë të pajisur me lejeqëndrimi apo pasaportë italiane, nuk mund të blejnë biletë për të hyrë në stadium. Në këtë rast, rruga e vetme është blerja nëpërmjet faqes së federatës”, shpjegon Tomorri.

Ai e pranon se fakti që udhëtimi drejt Palermos parashikon një apo më shumë ndalesa, mund të jetë faktor pengues për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në këtë duel.

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588