INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni një lidhje të fortë që të zgjasë shumë? Mos i thyeni kurrë këto 3 rregulla në DASHURI

Doni një lidhje të fortë që të zgjasë shumë? Mos i thyeni kurrë këto 3 rregulla në DASHURI

Publikuar më: 18:15 07-09-2018

Jeta do të ishte më pak problematike nëse do të kishim një libër me përgjigjjet e gatshme,për çdo situatë të vështirë që hasim në jetën në çift. Megjithatë edhe dashuria, ndjenja më universale në botë, ka rregullat e saj…3 prej të cilave nuk duhet t’i shkelni kurrë nëse doni një marrëdhënie në harmoni dhe afatgjatë.s

1.Nuk mund ta bëni dikë t’ju dashurojë: Njerëzit nuk janë të detyruar t’ju kthejnë dashurinë. Duhet t’i trajtoni ndjenjat dhe zgjedhjet e të tjerëve me respekt.Pastaj personi, dashuria e të cilit po përpiqeni të fitoni, do të vendosë vetë nëse jeni të denjë për ndjenjat e tyre.

2.Duhet ta doni veten në mënyrë që të doni dikë tjetër: Të duash veten nuk është egoizëm, është respekti për dëshirat dhe ndjenjat tuaja. Kjo do të thotë që kurrë nuk do të tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt indiferent ndaj jush. Të duash vetën ju lejon të ruani fytyrën dhe të veproni me dinjitet në çdo situatë. Nëse e dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tij.

Ky është një gabim i zakonshëm. Sado mizore që kjo mund të tingëllojë, askush nuk është i detyruar të të dojë përgjithmonë, pavarësisht nëse i keni dhënë 3 fëmijë apo keni ndërtuar një pallat të mbushur me diamantë, sipas Living. Dhe nëse ndodh që ndjenjat të shuhen, mendoni se çfarë është më mirë: T’i jepni fund historisë së vjetër dhe të filloni një të re apo të impononi veten tek dikush, duke iu ngarkuar atyre si një thes patate? Ne shpresojmë që ju nuk dëshironi të jeni patate.

 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416