INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni një lidhje të shëndetshme! Këto janë 10 pyetjet që duhet t’ia bëni PATJETËR partnerit tuaj!

Doni një lidhje të shëndetshme! Këto janë 10 pyetjet që duhet t’ia bëni PATJETËR partnerit tuaj!

Publikuar më: 15:42 29-07-2018

Psikologia Dr.Susan Edelman thotë se celësi për një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme është të komunikoni nëpërmjet pyetjeve. Pyetjet do nxjerrin në pah karakterin e një personi dhe se si ai/ajo reagon ndaj kritikave.Këto pyetje do forcojnë besimin ose do hedhin dritë në problemet që kanë qenë gjithmonë aty, por si keni vënë re. Ne ju kemi ndihmuar duke nxjerrë 10 pyetje të cilat do t'ju ndihmojnë të kuptoni karakterin e partnerit tuaj.

1. Sa i afërt je me familjen tënde?

Dr.Susan thotë se duke pyetur për lidhjen me familjen krijon një intimitet dhe besimi forcohet.

2.Çfarë të duket e vështirë për ta diskutuar me mua?

Shumë çifte e kanë të vështirë të diskutojnë disa çështje. E mira është të interesoheni për këto çështje dhe pse janë të vështira për tu diskutuar me ju.

3.Cilat janë arritjet që ju bëjnë krenar?

Duke nxjerrë në pah arritjet e partnerit tuaj, ju kuptoni dhe synimin e tij kryesor në jetë.

4. Çfarë mendimi ke për marrëdhënien tonë?

Askush nuk pëlqen të pyesi partnerin në mënyrë direkte nesë e do dhe sa e do. Kjo pyetje është më e thjeshtë për të marrë përgjigjen që ti kërkon.

5.Cili është kujtimi yt më i keq?

Njerëzit duan të flasin për momentet e tyre më të lumtura, dhe stepen kur i pyet për ato të këqijat. Kështu që kjo pyetje do krijoj një intimitet, njësoj si pyetja lidhur me familjen.

6. Cila është gjëja e fundit për të cilën ke qarë?

Të flasësh për diçka të dhimbshme tregon që ti i beson personit që i tregon për dhimbjen tënde.

7.Cila është gjëja që do doje të ndryshoje tek vetja jote?

Në varësi të përgjigjes që do marrësh nga kjo pyetje, do kuptosh nëse partneri juaj i di gjërat negative që ka dhe nëse do ti ndryshojë ato.

8. Çfarë do bëje nëse do të kishin mbetur vetëm 6 muaj jetë?

Kjo është një pyetje shumë e thellë e cila do e bëj partnerin tënd të mendojë për gjërat që kanë më shumë rëndësi për të.Do bëj të mundur të shpreh me ju synimet që ka dhe dëshirat e tij.

9.Çfarë konsiston dita perfekte për ty ?

Të gjithë kanë mënyra të ndryshme për tu ndierë të lumtur dhe me këtë pyetje do kuptoni pikërisht këtë gjë.

10.Cilat janë 5 gjëra që ti ndihesh i lumtur që i ke ?

Të dëgjosh për gjërat që partneri yt ndihet më shumë i lumtur atëhere kupton se çfarë vlerëson ai me shumë në jetë.

BONUS: Një pyetje shumë e rëndësishme është edhe lidhur me sekretet e partnerit tuaj. Është e rëndësishme të dini nëse partneri juaj ju beson aq shumë sa të tregojë sekretet e tij më të thella. Nëse jo atëherë mund të ketë disa probleme serioze për të zgjidhur./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258