INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni një lidhje të shëndetshme? Ndiqni këto 3 këshilla!

Doni një lidhje të shëndetshme? Ndiqni këto 3 këshilla!

Publikuar më: 20:39 19-06-2017

Të krijosh një lidhje është e lehtë, por vështirësia qendron në mbajtjen dhe konsolidimin e saj. Ndaj pas shumë studimeve, ekspertët kanë arritur në përfundimin se duhen ndjekur tre këshilla bazë, të cilat do të përmirësojnë lidhjen dhe do të forcojnë edhe më tepër marrëdhënien në çift.

1.Aplikoni “rishikimin emocional”, e cila është një metodë që konsiston në komunikimin e shpështë dhe të arsyeshëm me partnerin tuaj. Mjafton të uleni për 5 ose 10 minuta dhe të diskutoni  shkaqet e problemeve tuaja. Kjo analizë e shoqëruar edhe me doza emocioni do të bëjë punë dhe do forcojë edhe më tepër marrëdhënien tuaj.

2.Trajtojeni partnerin tuaj si të huaj

Në pamje të parë mund të tingëllojë çuditshëm, por ideja nuk është që të silleni sikur nuk jeni parë asnjëherë në jetën tuaj. Duhet të silleni sikur nuk e njihni mjaftueshëm dhe jeni kurioze  për të zbuluar më shumë nga ai. Mjafton që të ketë entuziazëm dhe dëshirë për gjëra të reja dhe lidhja juaj nuk do të pushtohet nga monotonia.

3.Largojeni përfundmisht telefonin nga duart

Pas studimeve të shumta u vërtetua se prania e celularëve  dhe komunikimi online gjatë gjithë kohës , largonte afrimitetin, lidhjen, ndjenjën e besimit dhe rriste ndjesinë e t’u ndjerit bosh. Duhet të jepni maksimumin në lidhjen tuaj, pasi celulari dhe e-mailet mund të presin.

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953