INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni që 2019 të jetë viti juaj? Ja ç'duhet të bëjë çdo shenjë e HOROSKOPIT para se të fillojë shkurti

Doni që 2019 të jetë viti juaj? Ja ç'duhet të bëjë çdo shenjë e HOROSKOPIT para se të fillojë shkurti

Publikuar më: 23:16 16-01-2019

Nëse do të nisësh mbarë vitin e ri, nuk duhet të ngresh sytë nga qielli dhe të presësh mrekullin, por të ndryshosh diçka sipas shenjës tënde të horoskopit. Mund të jetë një sjellje, qëndrim ose thjesht një detaj që do i japë tjetër hov jetës suaj. Ja për çfarë bëhet fjalë:

DASHI/ Je një luftëtar, por është momenti të lësh pak mënjanë personazhin e 'të fortit' dhe acarimet e kota. Tani është koha për të qenë të kujdesshëm me ndjenjat tuaja, tregohu më i/e ndershëm/e me veten, pasi nuk është gabim të tregosh dobësitë nganjëherë.

DEMI/ Ka shumë gjëra në botë për t'u parë Dem. Si mund të kufizohesh vetëm tek ajo që është komode? Të lësh zonën e komfortit do jetë çelësi i suksesit për ty. Mos u mendo dy herë.

BINJAKËT/Duhet të shohësh që të besosh, apo jo? Epo, duhet të ta themi se është një moto e pamundur për ta jetuar kjo e jotja. 2019-a do jetë momenti yt për t'i bërë gjërat të rrjedhin. Ki besim tek universi!

GAFORRJA/ Nuk mund të vazhdosh t'i thuash "po" gjithçkaje, ndryshe rrezikon të jesh i palumtur për gjithë pjesën tjetër të jetës. Mund të duket dramatike, por ky është një vit për të vendosur disa kufij. Bëji gjërat për veten, jo për të tjerët.

LUANI/ Bëj gjithçka që të bën mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin. Kjo nuk do të thotë që duhet të vraposh në palestër çdo ditë. Nis diçka të vogël: bëj diçka që të bën të ndihesh mirë brenda dhe jashtë. Viti 2019 do jetë një vit rinovimi si nga brenda dhe nga jashtë.

VIRGJËRESHA/ Seriozisht, kur ka qenë hera e fundit që je zbavitur? Mbase nuk je personi spontan, por edhe 'në botën tënde', ka shumë mënyra për të shfrytëzuar kreativitetin tënd dhe për ta bërë jetën zbavitëse.

PESHORJA/ Vërtet të pëlqen puna që bën? Mendo se çfarë doje të beheshe kur ishe fëmijë. A i afrohet sado pak profesionit aktual? Viti 2019 do të jetë një pikë kthese për karrierën tënde dhe ke shumë vendime për të marrë, ndaj nis që tani/

AKREPI/Ti dashuron pushtetin, apo jo Akrep? Edhe pse mund të jesh i pushtetshëm për momentin, është diçka që të stimulon mendërisht dhe të emocionon. Duhet të impenjohesh në diçka më pasionale. Lejoji vetes të ëndërrosh pak.

SHIGJETARI/ Kjo është koha që t'i përkushtohesh më shumë vetes. Nuk ka nevojë të jesh kudo. Miqve, kolegëve dhe të njohurve të tu do u mungosh më shumë në këtë mënyrë, shkruan living. Duhet të transformosh jetën tënde shoqërore në mënyrë që të ta ndiejnë mungesën, po aq sa të vlerësojnë prezencën.

BRICJAPI/Punë apo qejf? Je kaq i ndershëm, sa është e vështirë të kuptosh nëse je vetvetja, apo hiqesh i tillë. Këtë fundvit përqendrohu tek vetja dhe tek asgjë tjetër.

UJORI/ Të gjithë kemi emocione, sigurisht edhe Ujori. Ndaj, nuk ka asgjë të gabuar nëse qan. Lëre veten të lirë dhe shfryu, kështu do kesh lënë për vitin e vjetër të gjitha gjërat e papëlqyeshme, duke e nisur 2019-ën me pozitivitet.

PESHQIT/ Nga se keni frikë? Duhet ta pranoni se në fshehtësi doni të jeni protagonistë të festës. Viti i ri pritet të sjellë miqësi të tjera. Hapeni zemrën për fillime të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426