INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni që bashkëjetesa të funksionojë? Kini parasysh këto 7 gjëra që duhet të evitoni

Doni që bashkëjetesa të funksionojë? Kini parasysh këto 7 gjëra që duhet të evitoni

Publikuar më: 18:15 06-05-2019

Nëse doni të keni një lidhje apo martesë sa më të lumtur e sa më afatgjatë, në këtë artikull po sjellim listën e atyre gjërave që nuk duhet të bëni:

1. Mos u fiksoni në barazinë absolute

Asnjëherë nuk ekziston barazia absolute në një çift prandaj mësohuni që herë pas herë të jeni më tolerantë ndaj njëri-tjetrit, pasi edhe partneri juaj do t’ua kthejë me të njëjtën mënyrë.

2. Mos u tregoni indiferentë ndaj njëri-tjetrit

Nëse dikush ka një dëshirë, problem apo shqetësim të caktuar, qëndrojini afër partnerit tuaj dhe mundohuni që të jeni sa më pjesëmarrese në botën e tij. Nëse partneri juaj do të ndihet i vetmuar, atëherë marrdhënia juaj nuk do të shohë asnjë të mirë nga kjo situatë.

3. Mos prisni çastin ideal për të bërë seks

Nëse jeni shumë të zënë me punë apo keni fëmijët nëpër këmbë, kjo nuk do të thotë se ju nuk mund të gjeni një moment për intimitet me njëri-tjetrin. Mundohuni ti krijoni vetes hapësira të tilla për të qënë më pranë njëri-tjetrit, pasi mungesa e mardhënieve seksuale shkakton largësi në një lidhje e mund të çojë deri në ndarje.

4. Mos kritikoni pa fund partnerin tuaj

Kritikat janë të nevojshme sigurisht herë pas here por nuk duhet ta teproni, pasi kritikat e tepërta e të përsëritura tregojnë se ju nuk e pëlqeni apo nuk e doni më partnerin tuaj, gjë që mund të çojë në situata më të ndërlikuara. Në vend të kritikave pa fund mundohuni të jepni atij disa këshilla dhe të ta mbështesni e motivoni në vështirësinë apo problemin me të cili ai po përballet.

5. Mos bëni krahasime pa fund me një çift tjetër

Nuk është gjë e këndshme në një lidhje që gjatë gjithë kohës ta krahasoni marrdhënien tuaj me atë të një çifti tjetër, duke vënë në pah vetëm anët pozitive të çiftit tjetër. Kjo gjë ndikon në uljen e vetbesimit dhe ndikon negativisht në një lidhje.

6. Mos u stresoni nga debatet e zakonshme

E ku ka çift pa debate? Nëse debatet nuk do të ekzistonin fare mes jush, atëherë duhet të shqetësoheni me të vertetë. Prandaj në vend që të stresoheni për një zënkë të vogël, konsideroni të mirëqënë se jo për çdo gjë ju mund të bini dakort dhe mundohuni ti kaloni debatet me sportivitet dhe kompromis.

7. Mos vini fëmijët përpara cdo gjëje

Megjithëse është dëgjuar shpesh të flitet nga prindërit se fëmijët janë mbi çdo gjë, jo gjithmonë ky koncept është i drejtë. Nëse ju do të filloni të debatoni apo të ziheni për shkak të fëmijëve tuaj, atëherë në situata të ndryshme marrdhënia juaj mund të pësojë trauma të rënda të cilat mund të rikuperohen me vështirësi. Mos harroni të kujdeseni për njëri-tjetrin në çdo moment dhe mos lejoni që fëmijët të bëhën pengesë e lumturisë apo e martesës suaj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328