Jemi në stinën e verës, periudhën kur femrat ‘zhdukin’ nga dollapi pantallonat e gjata dhe bëjnë gati fundet dhe fustanet që të ekspozojnë këmbët. Por doni të dukeni më mirë se kurrë?
Niseni me një çiklizëm shtëpie dhe pas disa seancave këmbët tuaja do të kthehen në rrugën e duhur.
Megjithëse ishte një nga trendet më të forta në vitin 2017, çiklizmi i shtëpisë vazhdon të jetë një nga alternativat më të mira për të djegur kaloritë dhe për të vënë në punë sistemin tuaj kardiovaskular.
Në çdo seancë rreth 50 minuta, përveç djegies së më shumë se 500 kalorive, do të punoni me aparatin tuaj të frymëmarrjes dhe rrjedhjen e gjakut.
Gjithashtu, nëse e kombinoni atë me një dietë proteinash, mund të shihni këmbët me të tonifikuara në më pak kohë sesa imagjinoni.
Mos harroni se baza e një ndryshimi fizik varet nga një përqindje më e lartë e dietës tuaj, në mënyrë që të shmangni brumërat, sheqernat dhe pijet me gaz dhe t'i ndërroni ato me një dozë të mirë perimesh, proteinash dhe uji.
Ju sigurojmë se pas 6 - 8 javësh nuk do të dëshironi ta hiqni nga trupi, fustanin apo fundin e shkurtër.