Një studim i Universitetit të San Francisco-s doli në përfundime se nëse bëni seks të paktën nje herë në javë, mund të mbroni ADN-në.Sipas tyre, studimet tregojnë se seksi ka padyshim përfitime të shumta shëndetësore. Lehtësimi i stresit, përmirësimi i gjendjes së gjumit, ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit janë disa prej tyre.
Megjithatë këto nuk janë të vetmet përfitime.
Një gjë e tillë mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë dhe të ruani për shumë kohë freskinë e rinisë.
Studiuesit shqyrtuan jetën seksuale të 129 nënave për një javë, të cilat ofruan një raport ditor duke përfshirë konfliktet, intimitetin, kënaqësinë etj.
Sipas raporteve, u vu re se nënat që kishin marrëdhënie seksuale aktive të paktën një herë në javë, patën më shumë telomere – fije mbrojtëse mbi strukturën e ADN-së dhe pjesë përgjegjëse tek qelizat për plakjen, sesa gratë e tjera.