Njohja e psikologjisë mashkullore mbase është njëra ndër gjërat më misterioze të cilat femrat dëshirojnë t’i dinë. Meshkujt thonë që femrat është e vështirë t’i kuptosh, gjë që mbase edhe është ashtu.
Mirëpo, është fakt që edhe meshkujt ndonjëherë është e vështirë t’i deshifrosh. Mbase do t’ju ndihmojnë këshillat.
1.Ofroni mbështetje
Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë që po e bën punën mirë dhe që e ka përkrahjen tuaj.
2.Zbuloni se cili është shkaku i motivimit
Me çka kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do t’i ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij.
3.Kuptojeni se edhe meshkujt emocionohen
Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Me rëndësi është që ta dini se dhe një numër i madh meshkujsh shfaq pikëllimin e tij nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit.
4.Tregohuni të mirëkuptueshëm
Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit. Ata nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo e ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja që të përmirësohet ajo që tashmë është thënë, vetëm sa e përkeqëson tërë situatën.
5.Bëhuni të sinqerta
Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve.