INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni ta nisni vitin 2019 mbarë? Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni PATJETËR!

Doni ta nisni vitin 2019 mbarë? Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni PATJETËR!

Publikuar më: 21:19 01-01-2019

Një vit i ri ka mbërritur dhe me siguri të gjithë ju keni shumë plane për 365 ditët e këtij viti. Ajo çfarë duhet të bëni pikë së pari është të mos ktheni kokën pas në gjërat negative që mund t’ju kenë ndodhur në 2018-ën. Mirëpo, edhe nëse jeni konfuzë për gjrëta që duhet të bëni në këtë fillim viti, ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të dobishme:

Mos e filloni nga zeroja

Edhe nëse ju kanë ndodhur gjëra jo fort pozitive në vitin që lamë pas, fatkeqësisht ju nuk mund ta shkruani historinë tuaj në një fletë të bardhë. Pëpiquni t’i harroni gjërat negative, por mundoheni të mësoni nga gabimet e vitit që lamë pas. Kjo strategji në fakt mund të përdoret gjatë gjithë vitit, jo vetëm në fillimin e tij: Mos u mundoni ta filloni nga zeroja çdo gjë pasi do të jetë e pamundur të fshihni të shkuarën.

Filloni ditën me një mesazh pozitiv

Në ditët e sotme, njerëzit zgjohen në përgjithësi me telefona në duar. Ajo çfarë duhet të bëni është ta nisni ditën me një mesazh pozitiv. Ajo çfarë ju sugjerojmë është t’i shkruani një miku, partnerin/partneres, kolegut, një mesazh positiv. Kjo gjë do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do ta nisni ditën me lumturi.

Është koha për lënien e disa veseve

Çdo vit të ri duhet t’i premtojmë vetes që do përpiqemi të bëhemi njerëz më të mirë. Ajo çfarë duhet të bëni është të përpiqeni realisht për këtë gjë, sipas class. Lënia e duhanit, alkoolit apo çdo lloj vesi tjetër mund të jetë një hap tejet i rëndësishëm për një vit sa më të mbarë dhe të shendëtshëm.

Jini mirënjohës

Jo të gjithë ia dalin të shijojnë çdo vit, prandaj ju duhet të jeni një njeri me fat që jeni shënoshë e mirë dhe keni pranë njerëzit që doni. Në vend që të ankoheni për gjërat materiale që ju mungojnë, bëni mirë të shikoni përreth dhe t’i gëzoheni familjes dhe miqve të mirë që keni pranë.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502