INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të arrini maksimumin në shtrat? Ndiqni këto këshilla me patjetër

Doni të arrini maksimumin në shtrat? Ndiqni këto këshilla me patjetër

Publikuar më: 17:12 09-09-2018

Ka disa elementë që e ndikojnë jetën seksuale në mënyrë të ndjeshme. Për kulturën kineze të “feng shui” gjëja më e rëndësishme në këtë raport është ekuilibiri dhe në dhomën e gjumit ky raport duhet të jetë “jing-jang”, mashkull-femër, pushim-dashuri, gjumë-seks. Ja disa rregulla për ta arritur këtë ekuilibër.

Dhoma juaj duhet të paraqesë simbolin “dashuria në shikim të parë”

Dhoma juaj e gjumit le të manifestojë gjithmonë “dashuri” sa herë që të futeni në të. Nuk mendohet në krevat në formë zemre, por në një dhomë e cila është e pastër, e cila duket bukur dhe në të cilën nuk ka libra, kompjuterë dhe vegla për ushtrime.

Hiqni vrasësit e pasioneve

Për shumë çifte, fëmijët janë vrasësit e pasionit. Nëse keni fëmijë, juve ju duhet hapësirë në të cilën ata nuk do të jenë prezent. Largoni nga dhoma e gjumit të gjitha fotografitë, lodrat dhe gjërat e tjera që u përkasin fëmijëve. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë vetëm për të rritur.

Zbukuroni

Blini dyshek të mirë dhe mbulesa të bukura që të ndjeheni bukur çdoherë që të gjendeni në dhomën e gjumit. Shmanguni luleve, dekorimeve dhe gjërave që janë “femërore” ose “mashkullore”. Zgjidhni ngjyra neutrale dhe elemente neutrale dekorative.

Krijoni barazi

Dizajnerët ndoshta nuk e duan simetrinë, por feng shui e do. Në të dy anët e krevatit duhet të vendosni nga një komodinë identike mbi të cilat qëndrojnë dy llamba identike, në mënyrë që të krijohet barabarësi dhe ndjenjë e të drejtave të barabarta.

Hiqni pasqyrat

Pasqyrat e dyfishojnë numrin e njerëzve në një hapësirë – ndërsa kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, vetëm dy njerëz duhet të jenë në të. Krahas kësaj, pasqyrat shkaktojnë edhe pagjumësi, e nëse nuk jeni të pushuar nuk do të jeni të disponueshëm edhe për seks.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316