INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të blini një makinë të re? Tani mund të verifikoni vetë nëse është e vjedhur apo jo[FOTO]

Doni të blini një makinë të re? Tani mund të verifikoni vetë nëse është e vjedhur apo jo[FOTO]

Publikuar më: 09:32 02-09-2019

Keni vendosur të blini një makinë apo të ndryshoni atë që keni me një të re? Nëse po tani do ta keni më të lehtë që të verifikoni të dhënat për makinë e re. Drejtoria e Transportit Rrugor sqaron se ata që duan të blejnë një automjet të përdorur tashmë kanë mundësinë të marrin vetë të dhëna për mjetin, prejardhjen e tij dhe nëse ai është i vjedhur apo jo.

Kjo drejtori ofron për herë të parë një faqe të dedikuar, informacionin për automietet që mund të blihen nga shqiptarët. Kjo bazuar në eksperiencat më të mira të homologëve, me website zyrtare e referime nëpërmjet të cilave mund të gjeni përgjigje të sakta për pyetje si:
-Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?
-Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?
-Çfarë kategorie mjedisore është mjeti?
-A ka pasur mjeti ndonjë dëmtim?
-A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?
-Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?
-Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?
-Sa zotërues ka pasur mjeti?

Makinën që do blini mund ta verifikoni nëpërmjet numrit të shasisë.

verifikoooookokokokok_111.jpg

veriffffokokok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436