INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të dukeni bukur gjithmonë?! Aplikoni këto 11 TRUKE dhe s’do zhgënjeheni!

Doni të dukeni bukur gjithmonë?! Aplikoni këto 11 TRUKE dhe s’do zhgënjeheni!

Publikuar më: 12:51 22-05-2019

Coco Chanel ka thënë “Moda ndryshon, por stili reziston”. Nuk është e vështirë të ndjekësh trendet, ajo çfarë duhet të bëni është të lexoni revistat e modës dhe të përditësoheni me trendet e reja. Lajmi i mirë është se ka disa sekrete që mund t’ju ndihmojnë të dukeni elegante. Edhe nëse nuk jeni një person që ndjek tendencat e modës, më poshtë mund të lexoni 11 këshilla se si të gjeni stilin tuaj dhe të dukeni bukur.

1. Nëse nuk jeni të sigurt se si do të duket një përzierje ngjyrash, qëndroni më mirë tek e njëjta familje ngjyrash. Mos keni frikë nga kombinimi njëngjyrësh. Veshjet në të njëjtën ngjyrë nxjerrin në pah siluetën tuaj.

2. Nëse ju pëlqejnë rrobat me vija horizontale, por ndiheni të frikësuar se mund t’ju shtojnë disa kile më shumë, “kufizojini” ato duke veshur një xhaketë të zbërthyer mbi to.

3. Kur vishni një veshje që përbëhet nga ngjyra neutrale si bluja, e zeza, e bardha ose bezha, mbani mend se aksesorët për këtë pamje duhet të jenë të shëndritshme.

4. Përcaktoni formën e trupit tuaj dhe gjeni një njeri të famshëm me të njëjtin konstrukt trupi. Zakonisht njerëzit e famshëm, kurohen nga stilistët dhe duken gjithmonë elegant dhe trendy. Megjithatë, mundohuni të mos i kopjoni, por përdorini ata për frymëzim.

5. Përpara se të vishni rroba të bardha, provojini ato dhe shikojini në dritën e diellit. Shpesh ndodh që drita i bën ato transparente, çfarë do të thotë që mund të “rrezikoni” të tregoni më shumë seç duhet.

6. Mos i vishni rrobat menjëherë pas hekurosjes. Prisni disa minuta sa rroba të ftohet, përndryshe do të shikoni më shumë rrudha sesa para hekurosjes.

7. Përputhja me printime të ndryshme mund të jetë një detyrë e vështirë. Ju duhet të mbani mend disa rregulla për t’u dukur me stil: pikat përputhen me vijat, vijat përputhen me printimet e luleve.

8. Ka 3 gjëra që mund t’ju bëjnë të dukeni elegante dhe trendy: syzet e diellit, një çantë lëkurë dhe këpucë lëkurë. Zgjidhni opsionet universale dhe plotësoni veshjet tuaja të përditshme me to.

9. Nëse e keni të vështirë të kombinoni ngjyrat, kushtojini vëmendje vetëm një rregulli klasik që do t'ju ndihmojë të dukeni me stil- koordinoni gjërat në mënyrë që një veshje të mos ketë më shumë se 3 ngjyra.

10. Mos zgjidhni rroba sipas moshës tuaj, por zgjidhni ato sipas formës së trupit tuaj, sipas revistaclass. Dhe mos harroni se ka gjëra që duken mirë tek 25-vjeçaret, por tek 40-vjeçaret duken çuditshëm.

11. Nëse getat tuaja ju bezdisin vazhdimisht duke rrëshkitur, vishni një palë mbathje sipër tyre. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më rehat dhe getat nuk do t’ju rrëshqasin më.

Article Logic
Execution time: 0.0018560886383057