INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të emigroni? Mos shkoni në këto qytete, janë më të shtrenjtat

Doni të emigroni? Mos shkoni në këto qytete, janë më të shtrenjtat

Publikuar më: 10:17 27-06-2018
Hong Kongu renditet si një nga qytetet më të shtrenjta për emigrantët. Anketa vjetore e ‘Mercerit’ për koston e jetesës përfshiu 209 qytete nga pesë kontinente, duke matur koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, përfshirë këtu strehimin, transportin, ushqimin, veshmbathjen, mallrat shtëpiake dhe argëtimin. Nga ky anketim u bë dhe renditja e qyteteve, ku emigrantët kanë kosto të madhe jetese, dhe më i shtrenjti është  Hong Kongu.
Në vendin e dytë e të tretë renditen Tokio dhe Cyrihu  për të vijuar më pas me listën e klasifikimit. Ndërkohë, Londra është rritur me dhjetë vende në vitin e fundit, nga 29 deri më 19 që është tani, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët. Ajo që bie në sy është se në pesë qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët, katër ndodhen në Azi.
Në përgjithësi, qytetet e Evropës Perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, si rezultat i monedhave të forta vendase kundrejt dollarit amerikan, kostos së mallrave dhe shërbimeve, ndërkohë që qytetet amerikane kanë ulje për shkak të rënies së dollarit amerikan. Tel Aviv vazhdon të jetë qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme për emigrantët, pasuar nga Dubai, Abu Dabi dhe Riad. Ndërkohë, kryeqyteti i Egyptit, Kajro mbetet qyteti më pak i shtrenjtë në rajon, për sa i përket anketimit. Në Amerikën e Jugut, Sao Paolo renditet si qyteti më i kushtueshëm pavarësisht rënies së 32 vendeve që nga viti 2017.
 
1. Hong Kong
2. Tokio
3. Cyrih
4. Singapori
5. Seuli
6. Luanda
7. Shangai
8. Ndjamena
9. Pekini
10. Berna
 
Article Logic
Execution time: 0.0045609474182129