INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të evitoni sëmundjet? Pini qumësht gomarice dhe do të keni...

Doni të evitoni sëmundjet? Pini qumësht gomarice dhe do të keni...

Publikuar më: 11:13 21-12-2017

Pothuajse shpesh e kemi dëgjuar se pirja e qumështit ka një sërë të mirash për organizmin, ku ndër përbërësit më të rëndësishëm përmendet kalciumi.

Babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari që në antikitet rekomandoi qumësht gomarice për të luftuar problemet me mëlçinë, ethet, dhimbjet e kyçeve dhe helmimin.

Mund të na duket e çuditshme por nëse i referohemi faktit se gjyshet tona e përdornin këtë qumësht për të kuruar kollën atëherë ndryshon gjithçka. Ky produkt sot përdoret gjërësisht nëpër botë për trajtimin e të gjitha llojeve të alergjive.

Qumështi i gomaricës përmban Omega 3 dhe acide yndyrore (të ngjajshme me vajin e peshkut), redukton kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës gjithashtu qumështi i gomaricës ndihmon për të humbur peshë.

Edhe pse ka të njëjtën sasi të kalorive sa qumështi i lopës, ai nuk stimulon shtimin në peshë, sepse ky qumësht nxit metabolizmin.

Nivelet e ulëta të triglicerideve (yndyrna që janë të këqija për zemrën), e bëjnë këtë qumësht të rekomandueshëm për të gjithë ata që duan ta mbajnë trupin në formë.

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314