Ditët e sotme e dëgjojmë shpesh se frutat duhen shmangur nga dieta pasi kanë shumë karbohidrate dhe na shtojnë kilogramë të padëshiruar. Mirëpo kjo nuk vlen për të gjitha frutat sepse disa prej mund të ndihmojnë në humbjen e peshës falë fibrave, një lëndë ushqyese që ju mban të plotë dhe të kënaqur me pak kalori.
Poshtë do të gjeni fruta që janë plot fibra dhe ju ndihmojnë të humbni peshë:
1.Molla
Mollët e ëmbla dhe të shijshme janë të ngarkuara me fibra, që ju mbajnë të ngopur dhe rregullojnë sheqerin tuaj në gjak. Gjithashtu molla ndihmon në ndërtimin dhe riparimin e muskujve.
2.Portokalli
Portokallët janë të pasur me fibra. por edhe me ujë duke ju mbajtur të hidratuar dhe frenojnë dëshirën për ushqim.
3.Mjedër
Mjedrat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave të çdo peme, në 9 gram për filxhan. Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë pak sheqer.
4. Rrushi
Rrushi përmban naringin, një kompleks qëmund të ulë sheqerin në gjak dhe të promovojë humbjen e peshës.
5.Pjepër
Pjeprat e verdhë janë ideale për humbje peshe, sepse janë të pasur në fibra dhe të ulët në sheqer, pavarësisht faktit se ata janë të ëmbël.
6.Dardha
Një dardhë e mesme përmban rreth 20 për qind të konsumit të rekomanduar të përditshëm të fibrave, duke e bërë atë një ushqim të shëndetshëm, të mbushur me fibra.
7.Fara e shegës
Ashtu si shumë prej frutave të tjera në këtë listë, farat e shegës janë plot fibra. Por ato janë gjithashtu ideale për një sallatë, si psh me dardhë dhe spinaq të pjekur.
8. Pjeshkë
Pavarësisht ëmbëlsisë së tyre, pjeshkë kanë relativisht pak sheqer dhe luftojnë kundër obezitetit.
9.Qershi
Qershitë janë të pasura me fibra dhe nuk do të bëjnë të rritet sheqerin e gjakut tuaj.
10. Boronica
Boronicat janë të njohura si antioksidantë të shëndetshëm të zemrës, por kërkimet kanë sugjeruar që ato gjithashtu të ndihmojnë në reduktimin e yndyrës së barkut.