INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të ikni nga Shqipëria?! Njihuni më parë me vendet që kërkojnë punëtorë dhe mbështesin talentet

Doni të ikni nga Shqipëria?! Njihuni më parë me vendet që kërkojnë punëtorë dhe mbështesin talentet

Publikuar më: 11:04 03-04-2019

Pavarësisht të dhënave shqetësuese të emigrimit, kompanitë e fuqishme në botë janë gjithnjë në kërkim për të punësuar talente të reja, jo thjesht si një detyrë e departamentit të Burimeve Njerëzore por si një çështje mbijetese.

Qoftë nëse po flasim për një gjigant si Google, që kërkon vazhdimisht të afrojë inxhinierë të klasit botëror ose po flasim për një kompani të vogël që ka nevojë për punëtorë vizionarë për të formësuar produktet e së ardhmes, gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat për punëtorë me kualifikim të lartë për të përballuar konkurrencën mes tyre.

Nuk ka dyshim se kompanitë e mëdha do të kërkojnë gjithnjë punëtorët me kualifikime të larta, edhe nëse duhet të shohin ndërkombëtarisht për të gjetur më të mirën.

Megjithatë, një pjesë e këtij procesi të rekrutimit nuk është domosdoshmërish nën kontrollin e tyre.

Realiteti është se vetë vendet kanë politika të ndryshme për tërheqjen e emigrantëve, për t’i edukuar dhe zhvilluar ata si edhe për të mbajtur punëtorët më të mirë.

Sipas World Economic Forum, duke përdorur të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe Indeksi i Konkurrencës së Talenteve Globale, këtu janë 10 vendet më të mira për tërheqjen dhe mbajtjen e punëtorëve me kualifikime të larta.

1-Zvicra
2-Singapori
3-Britania e Madhe
4-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
5-Suedia
6-Australia
7-Luksemburgu
8-Danimarka
9-Finlanda
10-Norvegjia

 

Article Logic
Execution time: 0.0035400390625