Çdo ditë? Tre herë në javë? Një herë në muaj? Le të përballemi bashkarisht me një nga ato pyetjet më popullore, me të cilën përballemi të paktën një herë të vetme në jetën tonë...Pyetje që ja bëjmë vetes ose që të tjerët na e bëjnë ne! Pavarësisht se të gjithë kanë nevojat dhe dëshirat e tyre, të cilat duhet të respektohen, këtu është shkenca që futet në lojë dhe që zbulon numrin e saktë të herëve që ne duhet të kemi një raport intim për të qenë në paqe me veten dhe partnerin, por mbi të gjitha në marrëdhënien tonë. A e dini sa herë? Një herë në...javë!
Duke ndjekur këtë frekuencë në raportin tuaj intim, ju do të jeni absolutisht të lumtur! Këtë nuk e themi ne, këtë e pohon vetë shkenca. Studiuesit e Universitetit të Torontos në Kanada, janë të bindur për këtë fakt: një herë në javë është më se e mjaftueshme të bësh seks dhe të lejon që pasioni të rikuperohet, sipas revistaclass. Çifti nuk lodhet siç ndodh në rastin e atyre çifteve që kanë raport çdo ditë.
Amy Muise, kreu i hulumtimit, shpjegon: "Edhe pse frekuenca dhe lumturia shpesh kanë një lidhje me njëra-tjetrën, kjo nuk është më e rëndësishme se pragu kur tejkalohet, pra një herë në javë. Përtej kësaj frekuence, nuk ka progres në aspektin e mirëqenies".
Pra, bëjeni të paktën një herë në javë! Është frekuenca më minimale e nevojshme për të qenë të lumtur.