Keni pasur momente kur do të donit të ishin i padukshëm, qoftë edhe për pak momente?
Për shumë prej jush mund të duket fantazi, por manteli i cili bënte të padukshëm Harry Potter mund të bëhet realitet.
Shkencëtarët në Kanada kanë krijuar një pajisje e cila është e aftë të na bëjë plotësisht të padukshëm , madje mund të zhdukemi edhe gjatë ditës.
Deri më tani janë bërë përpjekjet për të krijuar një objekt të tillë por nuk kanë rezultuar të suksesshme.
Ndërsa pajisja e re funksionon ndryshe, pasi vepron duke anuluar nxehtësinë që lënë objektet pas kontaktit me dritën energjitë e disa ngjyrave në momentin që prekin objektin zhvendosen nga një fletë e hollë optike dhe si rezultat vala që arrin deri tek personi që e sheh është e njëjtë me valën në anën tjetër duke e bërë objektin të padukshëm edhe në dritë.
Në ‘rrjedhën e dritës manteli funksionon duke transferuar energji mes ngjyrave të ndryshme.
Dhe pasi kjo valë kalon përmes objektit ky i fundit merr dritën e tij fillestare. Dhe kur shihni një objekt, në realitet ju shihni rrugën sesi ai modifikon energjinë e valës së dritës e cila ndërvepron me të.
Pra shkurtimisht sipas kërkuesve sekreti i mantelit të padukshëm qëndron tek manipulimi i dritës./INTV.AL/