INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të kaloni pushime të paharrueshme? Këto janë destinacionet perfekte për të shkuar çift

Doni të kaloni pushime të paharrueshme? Këto janë destinacionet perfekte për të shkuar çift

Publikuar më: 21:58 19-07-2018

Kur vjen puna për të shkuar për pushime, zgjedhja e destinacionit për çiftet është pak e vështirë pasi ata duan një vend ideal për t’iu përshtatur romancës por edhe qejfit. Sot ju tregojmë disa vende, që në mos njëri, tjetri do ju pëlqejë patjetër.

-Një udhëtim në bregdetin e Kalifornisë do të ishte perfekt. Qetësi edhe bukuri natyre të përfshira në një vend të vetëm.

-Ju mund të shkoni edhe në muzeumet e Uashingtonit. Çdo gjë është falas dhe do të merrni një kulturë të përgjithshme se ç’ka ndodhur më parë. Për të mos u harruar për tu thënë është edhe cilësia e ushqimit që ishte mjaft mbresëlënëse.

-Bregdeti i Oregonit gjithashtu është një destinacion mjaft i këndëshëm sidomos për të shkuar në fund të verës pasi nuk është as shumë vapë eas shumë freskët. Si dhe shumë aktivitete të ndryshme që mund të mbushni ditën tuaj.

-Provoni shijen e jetesës në ishullin e Kauait.
Ju sigurojmë se nëse do të shkoni një herë këtu do të donit të ktheheshit sërish. Është një ishull magjepsës, një vend jo shumë i populluar. Ujëvara dhe ylbere shumicën e kohës, shkruan intv.al. Ushqime perfekte.

-Mos lini pa vizituar dhe vendin më të lumtur në botë, Disney World. Janë temperature të larta dhe është vend shumë i populluar, por na besoni, në momentin që do shkelni atje, këto të fundit nuk do ju interesojnë aspak sepse do kënaqeni aq shumë sa nuk do keni kohë të mendoni për temperaturat.

Ne mendojmë se të paktën një nga këto vende duahet ta bëni “goal” për të shkuar pasi do të kaloni kohën më të bukur që mund të këni kaluar ndonjëherë. Ju dhe partneri juaj./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654