INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të lini duhanin? Ja 5 mënyra sesi të hiqni dorë prej tij

Doni të lini duhanin? Ja 5 mënyra sesi të hiqni dorë prej tij

Publikuar më: 16:56 16-06-2019

Shumica e duhanpirësve e kanë menduar të paktën 1 herë që të heqin dorë nga duhani, madje shumë prej tyre e kanë provuar dhe ta lenë. Jo për të gjithë është e lehtë ta realizojnë këtë. Më poshtë po ju rendisim 5 mënyra sesi tja dilni ta lini duhanin nëse doni ta bëni.

Hiqni dorë tani, jo nesër

Duhanpirësit që përpiqen të reduktojnë sasinë e cigareve që pinë kanë më pak shanse ta lënë përfundimisht se ata që thjesht heqin dorë një herë e mirë. “Problemi me lënien e cigares, është se mund ta bësh dhe nesër, dhe pasnesër,” thotë Paul Aveyard, një pedagog i mjekësisë në University of Oxford. “Çelësi i suksesit është të zgjidhni një ditë dhe ta lini vërtet atë ditë.” Truri i mëson dhe i harron paternat e varësisë, prandaj në momente tundimi, duhet të rezistoni. “Nëse pini një cigare herë pas here, thjesht po zgjasni agoninë.”

Mos u trembni nga nikotina

Një sërë zëvendësimesh, për shembull çamçakëza, ngjitëse, sprucator me nikotinë, funksionojnë më mirë se një zëvendësim i vetëm. Mos u trembni nga nikotina. Një ngjitëse në lëkurë është minimumi që mund të bëni, por mund t’ju nevojitet dhe diçka që funksionon më shpejt kur të tundoheni.

Provoni cigaret elektronike

Nëse ngjitëset me niktonë nuk funksionojnë, provoni cigaret elektronike. Një studim i kohëve të fundit doli në përfundimin se janë dy herë më efektive për të lënë cigaren, në krahasim me metodat e tjera. Cigaret elektronike tymosen si cigare normale, të japin diçka për të bërë me duart dhe janë më pak të dëmshme se cigaret normale.

Kërkoni ndihmë

Qoftë të mjeku, te numri i shkruar në shumicën e paketave apo te miqtë e familja. Nëse keni nevojë për motivim, bëni mirë ta gjeni.

Shmangni ngacmuesit

Çdo duhanpirës ka diçka që e bën për cigare. Shmangini. Ndryshoni rutinën, stilin e jetesës, ç’të jetë e nevojshme që kjo dëshirë të mos ngacmohet nga faktorë të jashtëm. Zakonisht, njerëzit tymosin në momente të caktuara, para apo pas një ndodhie specifike. Nëse arrini ta thyeni këtë rutinë, keni bërë një hap para.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932