INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të ndaheni nga i/e dashura sa më miqësisht? Ja çfare duhet të bëni

Doni të ndaheni nga i/e dashura sa më miqësisht? Ja çfare duhet të bëni

Publikuar më: 10:35 24-04-2017

Keni provuar çdo gjë për ta mbajtur lidhjen gjallë, por më kot.

Këto këshilla ndoshta do të ishin mënyra më reale për lehtësim të ndarjes në momentin kur humbin ndjenjat ndaj partnerit.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm që ndarja nuk është aspak e lehtë. Pra në qoftë se dëshironi që ndarja me partnerin, apo bashkëshortin/en tuaj të kalojë sa më lehtë dhe ju e as ai/ajo mos të ketë “dhimbje” këshillat të cilat do t’i paraqesim në vazhdim shumë do t’ju hyjnë në punë.

Respekti: Është shumë e rëndësishme që gjithmonë të respektoni personat e tjerë. Mbajeni mend këtë, sepse nuk është një gjë pozitive që të jeni të ligë, të paskrupullt ose jo respektues ndaj dikujt me të cilin keni kaluar një pjesë të jetës suaj. Përqendrohuni në faktin që dinjiteti i personit, prej të cilit ndaheni, të mbetet i paprekur. Nëse i thoni personit prej të cilit ndaheni se ai nuk është aspak i bukur dhe nuk e ke dashur asnjëherë, gjithsesi i shkelni rregullat esenciale të dinjitetit dhe respektit, madje edhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

Ndjenjat: Ju sigurisht e dini se si ndiheni, mos i fshihni ato ndjenja, besoni që janë reale, sepse edhe janë. Me rastin e ndarjes, merreni përgjegjësinë për ndjenjat tuaja dhe ndani ato, më mirë sesa ta akuzoni ose t’ia lini fajin partnerit tuaj. Të themi se ai shpesh ka ditur të jetë i pasjellshëm dhe i ligë ndaj jush dhe këto janë arsyet për ndarje. Në vend se ta thërrisni me emra poshtërues, i thoni se nuk mendoni se është duke ju respektuar si mashkull/femër. Kjo do ta parandalojë përshkallëzimin e grindjeve dhe diskutimeve me rastin e ndarjes. Besoni, nuk ka gjë më të keqe për meshkujt sesa kur ndihen fajtorë ose kur duhet që të mbrohen. Edhe më shumë u dhemb nëse një femër u thotë se ai më nuk është tërheqës. Nëse me të vërtetë doni që ta shtyni partnerin tuaj që të largohet përgjithmonë dhe të mos kthehet më, flisni vetëm për ndjenjat tuaja.

Pa zvarritje: As mos filloni t’i thoni se sa i dashur ka qenë ai për ju dhe se si e çmoni miqësinë e tij… partneri juaj duhet ta dijë se ka një “bisedë serioze” me ju. Ato dy fjalë janë shumë efikase në vendosjen e drejtimit të bisedës suaj, ndërsa ato do t’ju ndihmojnë që të kaloni në temë kur të uleni për të biseduar. Skenari është shumë i thjeshtë: “Dua të të tregoj se si po ndjehem kohëve të fundit. Mendoj se lidhja jonë nuk është duke shkuar në një drejtim të duhur dhe ndjej një distancë mes nesh. Kjo nuk është ajo që e kërkoj në një lidhje dhe është më së miri nëse tani i japim fund asaj. Kam menduar shumë, do të vazhdoj të të respektoj si person, ndërsa para së gjithash dua që kjo të kalojë shpejt dhe lehtë”. Kujdes të veçantë kushtojini fjalëve “ndjenja”, “ndjej”.

Ndoshta tingëllon më lehtë sesa që mund të bëhet, por besoni se kjo funksionon si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
Natyrisht, partneri do të përpiqet që të reagojë me shumë pyetje lidhur me faktin se çfarë ka shkuar keq dhe do të ju pyesë mos keni takuar ndonjë person tjetër. Megjithatë, në një situatë të tillë shmangni përgjigjet, por flisni vetëm për ndjenjat tuaja personale, në vend se të ktheheni në problemet e së kaluarës. Nuk ekziston një ndarje e përkryer, por këto tri këshilla së paku do t’ua lehtësojnë procedurën. Pra, shpresojmë që ndarja nga i dashuri/e dashura juaj të kalojë sa më lehtë, dhe kjo ndarje mos të reflektohet aspak në familjen tuaj, e as te të afërmit, së paku jo në masë të madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0037238597869873