INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të njihni djalin e kryebashkiakut? Nesër në shesh me të do jenë Ajola dhe Kajan

Doni të njihni djalin e kryebashkiakut? Nesër në shesh me të do jenë Ajola dhe Kajan

Publikuar më: 09:59 22-03-2019

Nesër pritet që Erion Veliaj të zyrtarizojë kandidaturën për mandatin e dytë në bashkinë e Tiranës. I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Koha për tu Zgjuar” me Bashkim Hoxhën, Veliaj ka thënë se shpalljen e kandidaturës do ta bëjë nesër në orën 11:00 sheshin "Nënë Tereza".

“Nesër do të mbahet Kongresi Elektoral i PS, është ndarë në dy pjesë, do nisë rreth orës 10:00 me diskutime për platformën e bashkëqeverisjes, ndërsa fokusi i dytë do jetë tek bashkitë, do tregojnë bashkiakët historinë e suksesit. Më pas do dalim në shesh bashkë me kryeministrin. Në orën 11:00 nesër kemi ftuar gjithë qytetarët e Tiranës. Ka shumë demokratë që do jenë nesër", tha Veliaj.

Më tej kryebashkiaku e cilësoi këtë moment si një festë familjare, pasi tha se do të jetë në shesh bashkë me Ajolën dhe djalin, ndërsa nuk hezitoi të bëjë edhe diferencën sipas tij me protestat e opozitës.

"E kam konceptuar si festë familjare unë do jem aty me Ajolën, Kajan. Unë besoj se mes një fushate që është e fokusuar tek familjet dhe një grup i tjetër që sjell në Tiranë stafe të bashkive të tjera nesër njerëzit do të shohin kontrastin. Shpresoj shumë që nesër edhe këto bashki që sjelin njerëzit për ekskursion dhune në Tiranë do të marrin mesazh. Nesër do të kemi një superpërgjigje për njerëzit në orën 11:00 tek sheshi "Nënë Tereza", tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0042259693145752