INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të punësoheni në Gjermani? Njihuni me tregun e punës

Doni të punësoheni në Gjermani? Njihuni me tregun e punës

Publikuar më: 13:57 08-10-2018

Gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë në Gjermani punojnë . Në një nga dy vende pune që krijohen në Gjermani, punësohen nga të huaj. Shumica e tyre vijnë nga Polonia dhe Rumania. Edhe punësimi i refugjatëve ka shënuar rritje, megjithatë shifrat për këtë janë të vogla. Duke iu referuar shifrave të Agjencisë Federale të Punës,  në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700.000 vetë krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e tyre, rreth 370.000 vetë janë sipas këtyre shifrave të huaj. Dhe pjesën më të madhe të këtyre e përbëjnë të punësuar nga shtete evropiano-lindore të Bashkimit Evropian. Shifrat u referohen vendeve të punës, për të cilat është e detyrueshme të paguhen sigurime shoqërore, duke përfshirë tatimin mbi pagën dhe kontributin për sigurimin e pensioneve. Statistika tregon edhe që ata që vijnë nga Evropa Lindore. Kuota e papunësisë te ata, është shumë më e ulët se tek të huajt e tjerë, gati po kaq e ulët sa te vendasit. Në tërësi, për momentin në Gjermani punojnë rreth 1,5 milionë të punësuar ose me punë të vogla nga Evropa Lindore, midis tyre 422.000 polakë dhe 349.000 rumunë. Nga shtetet evropianojugore Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë në Gjermani kanë qenë së fundi të punësuar 614.000 vetë. Refugjatët, me 327.000 të punësuar në tregun gjerman të punës, janë ende pak edhe nëse shifrat së fundi janë rritur më shumë se ç'besohej. Me gjithë mungesën aktuale të fuqisë punëtore, pagat në Gjermani nuk janë rritur. Pas heqjes së shumës për të kompensuar inflacionin, punonjësve u mbetet vetëm 0,5 % e shtesës. Por kjo nuk ka të bëjë me imigrimin në tregun e punës përkundrazi, në degët ekonomike me shumë imigrim pagat janë rritur pak më shpejt se në degët e tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615