Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët. Duke u nisur nga një bisedë në një restorant shqiptar me kuzhinierin që donte të punonte në SHBA, ambasada sqaron se ata që marrin vizë turistike (vizë të kategorisë B1/B2), nuk mund të punojnë tek të afërmit e tyre.
“Ju lutemi, mos harroni se vizat turistike nuk janë viza pune. Kjo do të thotë se nuk mund të punoni për të afërmit në SHBA”, shkruan ambasada.