INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Doni të regjistroni bisedat telefonike? Ja si mund ta bëni atë

Doni të regjistroni bisedat telefonike? Ja si mund ta bëni atë

Publikuar më: 21:31 08-02-2017

Do të gënjenim nëse nuk do e pranonim që të gjithë ne, të paktën një herë kemi dëshiruar të rregjistrojmë një bisedë telefonike. Kjo për shumë arsye të ndryshme, duke filluar që nga ato bisedat emocionuese, e deri te ato kërcënuese.
Incizimi i telefonatave në smartphone-s bëhet me anë të aplikacioneve të zhvilluara për këtë qëllim. Këto aplikacione mund ti shkarkoni lehtë nga dyqanet online që përdorin telefonat tuaj.
Në varësi të sistemit operativ që përdor pajisja juaj janë edhe aplikacionet që përdorni. Nëse keni pajisje me sistem operativ Android atëherë keni më shumë aplikacione në dispozicion. Aplikacionet për Android janë: MP3 in call recorder, Call recorder, Automatic call recorder, Galaxy call recorder dhe aplikacione tjera më pak të testuara.
Në anën tjetër, në pajisjet me sistem operativ iOS (iPhone, iPad) numri i këtyre aplikacioneve duket më i kufizuar dhe shumica janë me pagesë. Aplikacionet për iOS janë: TapeACall, Call Recorder, Automatic Call apo Recording Pro dhe aplikacione tjera.
Duhet pasur kujdes që incizimi i telefonatave të mos bie në kundërshtim me ligjet për privatësi, bashkëbiseduesi duhet të njoftohet se biseda është duke u incizuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543