Ambasada Amerikane ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të shkojnë në SHBA.
Tashmë nuk është më e nevojshme që të kërkohet një garanci nga një person i afërt i juaji që ndodhet në Amerikë, pasi mund të aplikohet për vizë edhe pa të për vizë turistike.
Ambasada bën të ditur, se dokumentet që janë të nevojshme janë pasaporta dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160.
Gjithashtu njoftohet se fituesi nuk do të shpallet në varësi të dokumenteve por do të bazohet tek intervista, ku do të jetë oficeri konsullor që do të vendosë nëse do kualifikoheni për vizën ose jo.