INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Doni të studioni në degët e UT-së? Njihuni me kuotat sipas profileve[VIDEO]

Publikuar më: 09:43 22-06-2018

Me mbylljen e provimeve të maturës universitetet fillojnë të përgatitin listat e kuotave të degëve të ndryshme. Universiteti i Tiranës është i pari që ka bërë gati listën për këtë vit akademik. Këtë vit ky universitet do të presë afro 5.545 studentë të rinj në ciklin e parë të studimeve. Krahasuar me një vit më parë, vihen re ndryshime të lehta. Disa degë, kryesisht ato në rrethe kanë ulur numrin e kuotave me shumë të ngjarë për faktin se shumica e maturantëve preferojnë të studiojnë në kryeqytet. Ato varjojnë nga 5 deri në 50 kuota më pak në profile të caktuara, ndërsa në degë si Filozofia e Sociologjia nuk ka as shtim as ulje kuotash.
Ata që duan të shkojnë në Fakultetin e Drejtësisë kanë më pak mundësi për t’u pranuar këtë vit, pasi kuotat janë tkurrur me afro 50 më pak se një vit më parë. Më të prekura nga shkurtimet e kuotave janë disa degë në Sarandë, si Gjuhët, Frënge e Italiane si dhe Administrim Biznesi.

Po çfarë duhet të kenë parasysh maturantët kur të vendosin se në ç’degë do të shkojnë?
Tek Universiteti i Tiranës, mesatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës kanë rol kryesor, pesha e tyre varjon nga njëri fakultet në tjetrin. Përshembull tek Drejtësia dhe Ekonomia vlerësimi ndahet 50% me 50%, midis mesatares së tre viteve të gjimnazit, dhe pikëve të 4 provimeve të maturës. Tek Gjuhët e Huaja, 100% të pikëve e ka mesatarja e gjimnazit, përfshirë dhe provimet e maturës. Mesatarja e thjeshtë del nga mbledhja aritmetike e notave të tre viteve dhe atyre të marra në provimet e maturës shtetërore, pjestuar me numrin në total të notave të mbledhura.

Fakulteti i Histori-Filologji në pjesën më të madh të degëve vlerëson me 80% mesataren e shkollës dhe me 20% provimet e maturës, ndërsa Fakulteti i Shkencave Sociale i jep rëndësi 50% mesatares së gjimnazit, 40% provimeve të detyruara dhe 10% atyre me zgjedhje. Ndërkaq Shkencat e Natyrës vlerësojnë me 25% mesataren e tre viteve, 25% provimet e maturës dhe 50% gruplëndët sipas profilit ose siç quhen ndryshme provimet me zgjedhje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533