Themeluesi i Apple, Steve Jobs, perveç cilësive nga ana teknike në angazhimin e tij të madh në fushën e telekomunikacionit, ai është autor I shumë frazave të cilat dëshmojë dëshirën e madhe për ti dhënë kurajo njerëzve në rrugën e jetës. Sipas Jobs, ja cilat janë 5 gjerat të cilat duhet ti kujtoni cdo ditë për të qënë ato që doni të jeni.
“Të keni kurajon të ndiqni zemrën tuaj dhe intuitën tuaj” -Steve Jobs-
1-KURRE MOS E QUAJ VETEN FITIMTAR
Të përmbushësh një ëndërr nuk është e thjeshtë, madje është shumë e komplikuar, kërkon sforco si dhe një dozë të madhë dëshire për të besuar tek vetja. Në rrugën e gjatë të endrave tona do të hasim shumë vështirësi të cilat mund të na demoralizojnë, të cilat do na bejnë të mendojmë së nuk jemi të gatshëm për të ecur përpara, por githmonë mbetet mundësia për të vazhduar, ka gjithmonë një rrugë ose një alternative për të berë endrrat realitet.
"Mund të më ndërpresesh endrrën, por kurrë nuk mund të më heqësh dëshirën për të vazhduar të ëndërroj” -Shoshan-
Është me rëndësi ta lësh frikën mënjanë, sepse edhe pse është normale që frika të na kaplojë, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të na paralizojë për të vepruar. Fillimisht mësoni nga se cfarë ju frikson, sepse në këtë formë, pjesa tjetër do të jetë më e lehtë për tu menaxhuar.
2-MOS U SHTIR KURRE
Thjeshtësia dhe transparenca duhet tu shoqërojnë gjatë jetës. Mendimet dhe ndjenjat tona duhet ti shfaqim nëpërmjet sinqeritetit dhe të mos fyejmë të tjerët. Në këtë mënyrë do të arrijmë të krijojmë lidhje me persona me vlera dhe të gëzueshëm.
Nëse mundohemi të jetojmë vetëm në dukje, personat qe na rrethojnë nuk do të mund të na njohin dhe relatat nuk do jenë të mira. Duhet të tregojmë që I vlerësojmë personat që duam, për të ndarë me ta si gëzimet ashtu edhe hidhërimet.
3-MOS QENDRO NE VEND, MOTIVOHU
Asnjë ëndërr nuk të troket tek porta, por jemi ne ata që duhet të dalim për ta kërkuar neës e duam vërtet. Duhet të lëvizim trupin dhe trurin, pa dallim moshe, e ajo që është më e rëndsishme, të dalim nga “strofulla” për të zgjuar të gjitha kapacitetet profesionale dhe personale.
“Ndërto endrrat e tua, në të kundërt do të jetë dikush që do t’ju a marrë për të ndërtuar të vetat”. -Steve Jobs-
Praktikoni sport, lexoni, udhëtoni, pushoni, shkoni në kinema ose në teatër, merrni bicikletën, shkruani, ndiqni një rrugë, shkrepni foto, gatuani, kendoni ose kërkceni. Eksperimentoni cdo moment, mos qëndroni në vend. Improvizoni cdo ditë dicka të re, mos pushoni së vëni në lëvizje trupin tuaj.
4-MOS U MBAJ PAS SE SHKUARES, SHIKO PERPARA
E shkuara është dicka që nuk mund ta ndërrojmë, mundemi të ndryshojmë vetëm të ardhmen tonë. Të gjithë këmi gabuar, por të mësojmë prej tyre dhe ti lëmë mbrapa për të kërkuar të mos I bëjmë më të njëjtat gabime. Nëse varemi nga e kaluara, nuk do mund të bëjmë hapa përpara.
“Nuk ka rëndësi sa herë gabon ose sa I ngathët je në atë që bën, do të jesh gjithmonë shumë më përpara se ato që nuk marrin mundimin as të provojnë të bëjnë dicka” -Anthony Robbins-
Kujtimet tona janë pjesë e jetës sonë , por nuk duhet të lejojmë të jenë pengesë ose ti përdorim si një justifikim për të mos ecur përpara, port ë mos luftuar për ëndrrat tona.
5-MOS RRESHT SE ENDERRUARI, TREGO KURAJO
Në jetë duhet të mbajmë gjallë ëndrrat tona, një objektiv I cili na bën të cohemi të gëzuar dhe për të na dhënë sadopak buzëqeshje në fytyrat tona. Duhet të jetë dicka që të të kënaqi thellë në shpirt, që të motivon, që të bën të ndihesh e mbushur dhe e realizuar. Dicka që të bën të dridhesh.
Kini besim te vetja, duhet të njihni edhe dëshirat për të cilat ja vlen të luftoni, për ëndrrat tuaja. Vështirësitë nuk duhet t’ju demoralizojnë, mjafton një arsye për të luftuar më fort në rrugën e gjatë, e cila do tju bëjë ëndrrën realitet.
Rikujtoni entuziazmin që keni pasur kur ishit fëmijë. Mos e humbisni kurrë gëzimin për gjerat e reja që mësoni.
“Nëse keni një ëndërr të madhe, duhet të jeni të gatshëm të bëni sforco për ta bërë realitet, sepse gjërat e mëdha kërkojnë përkushtim” -Facundo Cabral-