Në postimin e fundit në Facebook, Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i njeh gjithë shqiptarët e interesuar për një vizë në SHBA gjatë 2018-s me Anën, një konsulle nga Kalifornia e emëruar prej pak kohësh në Shqipëri.
Ana do u japë përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja.
“Po mendoni të aplikoni për vizë gjatë 2018-s? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Do të jem këtu çdo të enjte gjatë gjithë vitit dhe do të jem më se e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.