Donis Avdijaj është tashmë i bindur se do të luajë për kombëtaren shqiptare të futbollit.
Ai është shfaqur së fundmi i veshur me bluzën e Tifozëve Kuq e Zi, ku shprehet se i ka thënë “Po” Shqipërisë dhe se flamurin shqiptar e ka në gjak e në zemër.
Deklaratat e talentit të Sturm Grazit vijnë pak muaj para pjesëmarrjes së kombëtares kuqezi në Euro 2016. Evenimenti në Francë do të ishte një vitrinë e shkëlqyer edhe për talentin 19-vjeçar, i cili pritet të ketë një të ardhme premtuese.
Për lojtarin, Shalke ka vendosur një klauzolë me vlerë 49 milionë euro për prishjen e kontratës, klauzola me e lartë aktualisht për një futbollist shqiptar.