Gjigandi i portës së Milan është kthyer në një personazh vizatimor, dhe duket sikur ka dalë vërtetë nga bota e patokëve!
Gianluigi Donnarumma është bërë ylli i ri i kopertinës së revistës italiane për fëmijë, “Topolino”. Ai shfaqet si një patok shumë simpatik, i cili intervistohet nga 3 nipërit e Donald Duck, si dhe personazhet e Disney, patokët Hjui, Djui dhe Lui. Emri që ka marrë, Paperumma, nuk është aspak ogur i mirë për një portier pasi në itali gafat e portierëvë quhen papere. Megjithatë kjo nuk duhet të jetë problem për një fenomen si ai, i cili nuk ka bërë ende gabime e jo më gafa. Kjo vjen në momentin më të mirë për Gigion, i cili sapo ka debutuar si titullar me kombëtaren italiane në moshë 18 vjeçare, portieri më i ri në historinë e Italisë që e ka bërë diçka të tillë.