Gianluigi Donnarumma duket se do ta vazhdoj kontratën e tij me Milanin, pasi këta të fundit i kanë ofruar një pagë të majme
Sipas Sky Sport Italia, portieri italian, Gianluigi Donnarumma ka hedhur poshtë ofertën e Paris Sant-Germain dhe ka rënë dakord që të vazhdoj me Milanin.
Sky Sport Italia shkruan se reprezentuesi i Italisë me kontratën e re do të përfitoj rreth 6 milionë euro në sezon.
Donnarumma, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018, fillimisht kishte refuzuar ofertën e kuq e zinjve.
Kjo solli edhe reagime të mëdha nga tifozët milanistë.