Mediat sociale nuk e kanë larguar akoma vëmëndjen nga ceremonia e betimit të presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump.
Pasi është bërë analiza e pamjeve filmike të Trump njëri nga truprojat u vu në shënjestër të vëmëndjes pasi dora e tij gjatë parakalimit në këmbë të presidentit, u mbajt për disa minuta vetëm në një pozicion. Nga kjo u hamendësua se ai kishte një dorë fallco ndrysa të vërtetën e kishte të fshehur nën pallto për të vepruar menjëherë në raste urgjente. Kjo ndoshta është bërë në shërbim të sigurisë së lartë në ceremoninë e betimit të Donald Trump dhe për të shmangur ndonjë tragjedi.
Kujtojmë që presidenti i fundit që u vra ishte John F Kennedy në Dallas në vitin 1963.
Në mars 1981, vetëm dy muaj pas inaugurimit të tij, presidenti Ronald Regan i shpëtoi një atentati në Uashington.
Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, James Brady u la i paralizuar nga një plumb.
Por duke qenë se Trump krijoi shumë armiqësi tek populli për shkak të fjalimeve të tij tepwr të guximshme nëpër fushata, e kishte të nevojshme një siguri deri në detaje.