Prej disa javësh është përfolur për koncertin e Malumas në Tiranë dhe tashmë është konfirmuar nga këngëtari. Ai do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë tek sheshi “Nënë Tereza” në datën 14 mars dhe më në fund ka konfirmuar datën e koncertit.
Pas koncertit në Selanik, këngëtari do të vijë në Shqipëri për të festuar bashkë me ne festën e Ditës së Verës. Deri tani janë zbuluar disa detaje nga koncerti i tij, mes tyre edhe çmimi i biletave. Shifrat variojnë nga 4500 lekë të rinj (38 euro) në zonën e quajtur Cherry, e cila ndodhet pranë skenës, deri në 3000 lekë të rinj (25 euro) për një vend në zonën Mimosa.