Vetëm pak ditë më parë, moderatori Ermal Mamaqi përmes një postimi në Instagram na tregoi se ai dhe bashkëshortja e tij Ami u bekuan me ardhjen në jetë të një fëmije të dytë pas Joelit, pikërisht një vajzë me emrin Sia.
Sipas Ermal Mamaqit, emri i saj Sia, në gjuhën biblike ka kuptimin e fitores.
Pasi moderatori publikoi një foto nga momentet e para të ardhjes së vogëlushes Sia në jetë, nuk ka munguar edhe postimi i parë i mami Amardës.
Në Instagram Ami ka postuar një foto ku duket se e vogla i ka kapur gishtat me të dyja duart. Kuptohet qartë se Ami është dashuruar kokë e këmbë me këtë ëngjëll të vogël dhe gjithë vëmendja e saj është tek vajza.
"Dorë për dore... dy shoqe... gjithë jetën! Sia ime" - ka shkruar ajo dhe nuk kanë munguar urimet e shumta të cilat urojnë më të mirat për vogëlushes Sia.