Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka anuluar konferencën e njoftuar për ditën e sotme.
Njoftimi një ditë më parë nga ana Tahirit, u shoqërua sot në mëngjes me dorëheqjen e Fatmir Xhafës, nga posti i ministrit të Brendshëm.
Saimir Tahiri, ka konfirmuar anulimin e konferencës për shtyp të programuar për ditën e sotme në “Hotel Rogner”, sipas gazetës Panorama.
Por i kontaktuar nga gazeta Panorama, nëse kjo kishte të bënte me zhvillimet e fundit dhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës nga posti i ministrit të Brendshëm, ish deputeti i PS-së, tha se ky vendim i tij nuk kishte lidhje me dorëheqjen
e pasardhësit të tij.
“Dorëheqja e Xhafës? S’ka lidhje. Konferenca ka lidhje me interesin publik”, u shpreh Tahiri.