INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Haradinaj, reagon Vuçiç: Nuk ka arsye për gëzim, është mashtrim politik

Dorëheqja e Haradinaj, reagon Vuçiç: Nuk ka arsye për gëzim, është mashtrim politik

Publikuar më: 09:44 20-07-2019

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij "mashtrim politik".

Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, Vuçiç u shpreh sot para mediave se “dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”.

Në një konferencë për media  presidenti serb tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.

“Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të insistojë për vazhdimin e dialogut për heqjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943