INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e mjekëve, Bardh Spahia. “Shëndetësia në kolaps”

Dorëheqja e mjekëve, Bardh Spahia. “Shëndetësia në kolaps”

Publikuar më: 16:09 05-12-2017

Menjëherë pasi u publikua letra e dorëheqjes së 8 mjekëve të Urgjencës së QSUT, në ambientet e spitalit ka mbërritur deputeti demokrat Bardh Spahia. Në një prononcim për mediat, Spahia tha se ky akt tregon dështimin e kësaj qeverie në sistemin shëndetësor.
Bardh Spahia:
Kryefjala është vetëm një, mungesa të theksuara në të gjitha aspektet, një sistem shëndetësor në amulli të plotë, në çakordim të plotë, kaos total, me mungesa të theksuara në të gjitha aspektet sa i përket medikamenteve, pajisjeve mjekësore por edhe kushteve të tmerrshme në të cilat janë të detyruar të punojnë punonjësit e sistemit shëndetësor shqiptar, duke filluar nga mjekët, infermierët, personeli tjetër i sistemit shëndetësor. Gjendjen aktuale do ta konsideroja tronditëse, dorëheqjen e mjekëve të urgjencës e konsiderojmë tronditëse. Tregon në thelb dështimin e plotë të sistemit shëndetësor shqiptar nën drejtimin e kësaj qeverisje. Ky sistem ka pasur vështirësitë e veta ndër vite, edhe gjatë drejtimit tonë, por asnjëherë nuk ka qenë i rrënuar si sot në thelbin.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996