Kryetarja e këshillit Bashkiak në Shkodër, Brisela Kadia dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e Valdrin Pjetrit si kryebashkiak i Shkodrës.
Ajo informoi KZQ-në mbi vakancën në krye të bashkisë së Shkodrës.
Tani KQZ-së i mbetet të shqyrtojë kërkesën për të shpallur pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit si kryetar bashkie dhe do të hapë procedurat për kryebashkiakun e ri.
Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas akuzave të PD se ky i fundit ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge dhe aktualisht Prokuroria ka nisur verifikimin. Mësohet se ai dha sot dhe shenjat e gishtave në Shkodër.