INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha: Një kriminel më pak, por asgjë s'ndryshon

Dorëheqja e Valdrin Pjetrit, reagon Basha: Një kriminel më pak, por asgjë s'ndryshon

Publikuar më: 16:30 15-08-2019

Një kriminel më pak në politikë, kështu shkruan kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas njoftimit se Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Shkodrës.

Për Bashën duket se asgjë nuk ndryshon, pasi kërkon largimin e Ramës.

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik,”shkruan Basha në twitter.

Pjetri u tërhoq nga marrja e postit, pasi PD publikoi disa dokumente ku faktohej dënimi dhe dëbimi i tij nga Italia 16 vjet më parë për trafik droge.

Article Logic
Execution time: 0.0018260478973389