Zbardhet teksti i vendimit të Partisë Demokratike që po firmoset nga deputetët dhe pasuesit në lista për djegien e mandateve, proces që po vijon aktualisht në Selinë Blu.
Në fakt procesi i paprecedent në histori më tepër sesa djegie mandatesh është dorëheqje masive.
Duke renditur disa pika, si përkeqësimi i situatës ekonomike, demokracisë dhe emigracioni masiv, deputetët e PD-së po firmosin njëri pas tjetrit, “me vullnet të lirë”, dorëheqjen e tyre.
Më poshtë vendimi i firmosur nga Ervin Salianji, i cili pas disa orësh, së bashku me kolegët e tij opozitarë pritet të jetë ish-deputet.