Një numër i madh mjekësh në urgjencën e QSUT në Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Mbingarkesa në punë dhe mungesa e kushteve në punë mësohet të kenë qenë edhe shkaqet kryesore që ka çuar mjekët të marrin këtë vendim.
“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Ka mbingarkesë me të shtruar të sëmurë, si dhe nuk ka kushte pune për stafin mjekësor. Ndërkohë, shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat”, thuhet në letrën e mjekëve.
Mësohet se vendim i stafit mjekësor i është komunikuar tashmë edhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministrit Rama.