INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Dorëlëshuarit'' e HOROSKOP-it! Ja tre shenjat të cilat nuk e njohin fjalën ''kursim''

''Dorëlëshuarit'' e HOROSKOP-it! Ja tre shenjat të cilat nuk e njohin fjalën ''kursim''

Publikuar më: 21:31 10-02-2019

Binjakët, luani dhe shigjetari janë tre shenjat e horoskopit që bëjnë shpenzime marramendëse në krahasim me shenjat e tjera.

Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen.

Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

Nëse një luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë me çdo kusht. Një luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949