Një prej portaleve më të njohur rumunë, “GSP.ro”, shkruan se: “Tifozët shqiptarë na kanë mundur, tani fjala i mbetet fushës”.
Mijëra shqiptarë janë parë sot në rrugët e Lionit të Francës ku do të luhet ndeshja me Rumaninë
Tifozët me banderola dhe flamuj kanë pushtuar rrugët e qytetit francez, duke bërë që rumunët të shkruajnë se e humbëm betejën e parë më Shqipërinë.
Ndeshja do të luhet në orën 21:00 në një stadium me kapacitet 60 mijë vende.