Regjisori Guy Ritchie ka dorëzuar djalin Rocco, mamasë së tij, divës botërore Madonna në shtëpinë e saj në Londër.
Rocco ka kaluar disa orë me yllin e muzikës pop, pasi ajo shkoi në Mbretërinë e Bashkuar pas përfundimit të turneut të saj, Rebel Heart. Takimi u realizua, pasi kryetari i trupit gjykues mbi rastin e tyre u kërkoi të dy prindërve për t'i dhënë fund betejës mbi kujdestarisë e djalit të tyre 15-vjeçar. Kujtojmë që çështja mbi kujdestarinë e djalit të saj e ka prekur shumë shpirtërisht Madonnën, kur ai deklaroi se nuk dëshironte të jetonte më me të. Shpresojmë të jetë më e lumtur tani Madonna!